Lajme Shqip Thursday, 26 May 2011 22:22

Xhoplin – Në qytetin amerikan Xhoplin, 232 persona akoma rezultojnë të zhdukur, katër ditë pasi që tornadoja vdekjeprurëse e shkatërroi qytetin e vogël amerikan në shtetin qendror Mizuri, kumtuan autoritetet lokale.

Deri tani është konfirmuar vdekja e 125 personave. Numri i të lënduarve është mbi 900.

Kjo është tornadoja më vdekjeprurëse në historinë e SHBA-së, prej kur mbahet statistikë.