Lajme Shqip Friday, 07 August 2015 18:32

Këngëtarja e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj ka treguar se është duke punuar në videoklipin e ri të saj, në bashkëpunim me reperin Mozzik.

Ajo në një foto të publikuar në Instagram ka thënë se kënga do të lansohet shumë shpejt.

Xhensila në foto duket goxha e egër, por karakterin e saj në klip do ta shohim kur kënga të publikohet.

Këngëtarja, gjithashtu ka marrë shumë komente të mira nga fansat që mezi presin të lansohet ky bashkëpunim.