Lajme Shqip Tuesday, 20 October 2015 11:24

Xhavit Haliti nga radhët e PDK-së dhe nënkryetar i Kuvendit, në fillim të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka thënë se nuk duhet marr vendim për datën e seancës.

Ai tha se duhet lënë hapësirë Presidentes që të kryejë këtë mision që ka marr, raporton lajmi.net.

“Të presim sot mbasi të kryhet e gjithë kjo, të kemi konstatim të Presidentes mandej takohet kryesia dhe vendoset për mbajtjen e seancës”, tha ai.

Në këtë mbledhje nuk po marrim pjesë opozita sikur që ka ndodhur që disa javë, ndërsa idenë e Halitit e ka përkrahur edhe deputetja Duda Balje.

Edhe ajo tha se nuk thirret seanca.