Michael Wood, avokati që ka udhëhequr ekipin ekspertëve ligjor në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka thënë se hezitimi për të mos njohur Kosovën bëhet në parime false.
Eksperti britanik ka thënë se Kosova ishte një rast i veçantë për faktin që Organizata e Kombeve të Bashkuara nuk e ka kundërshtuar pavarësisë e Kosovës. Sipas tij ky është një tregues domethënës i legjitimitetit të saj.
Ai gjatë një takimi që ka pasur sot me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçin, ka thënë se pavarësia e Kosovës nuk ka pse të frikësojë njeri.
“Besoj se asnjë vend nuk ka pse të frikësohet nga pavarësia e Kosovës. Nëse lexohet opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë thuhet qartë se Kosova është rast special dhe se në krahasim me Qipron, ajo nuk ka asgjë të përbashkët. Mendoj se vendet që po kundërshtojnë pavarësinë janë duke u mbështetur në parime false. Ato mund të jenë politike por nëse shihet në aspektin ligjor, ato nuk duhet të frikësohen”, ka thënë Wood.
Ndërsa zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se Wood dhe opinioni për Kosovën janë shembull për drejtësinë.
Thursday, 22 December 2011 13:00