Lajme Shqip Thursday, 22 March 2012 16:00

Tiranë-Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, uroi sot një zhvillim paqësor në Shqipëri dhe sidomos me axhendën e reformave.

Nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, ku uroi festën e Sulltan Novruzit, Wollfarth u shpreh se “politika konstruktive është gjëja më e mirë që mund të kemi në kohë paqësore dhe pikërisht këtë doja të shihja në një ditë të bukur si kjo”.

“Ne si prezencë e OSBE-së kemi bërë një punë shumë të madhe për të kërkuar mbarimin sa më shpejt të reformës zgjedhore, duke pasur parasysh të gjitha aspektet e reformës, si reformimin e kodit zgjedhor. Kjo refomë është pjesë e një axhende më të gjerë refomash, si reforma në gjyqësor apo reforma parlamentare, si dhe aspekte të brendshme të ktyre reformave”, tha Wollfarth.

Sipas tij, “këto reforma janë vendimtare për qëllimin e rëndësishëm të Shqipërisë si shtet dhe është shumë e rëndësishme që të punohet për to hap pas hapi për përfundimin me sukses të tyre”.

“Prezenca e OSBE-së qëndron plotësisht e gatshme për të mbështetur reformat. Madje shumë shpejt do të kemi dhe një ëorkshop të rëndësishëm në këtë kuadër. Jemi të gatshëm për të ndihmuar dhe kam shumë besim se progresi do të arrihet”, theksoi Wollfarth. (LajmeShqip.com)