Lajme Shqip Friday, 23 September 2011 13:14

Pas dështimit të arritjes së një marrëveshje gjatë të enjtes në parlament mes mazhorancës dhe opozitës, ambasadori i OSBE-së Eugen Wolfarth i shkoi Edi Ramës në zyrë që në orët e para të paradites së të premtes duke i kërkuar që të vendosë rreth votimit të ligjeve në Parlament, ndërsa ka me pikëpyetje rregulloren e Kuvendit.

Pas një takimi që pati me kreun e socialistëve Edi Rama në selinë e PS, Wollfarth tha se pati një shkëmbim shumë të mirë pikëpamjesh mbi situatën politike dhe integrimin europian.