Lajme Shqip Friday, 30 December 2011 11:42

Tiranë-Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wolfarth deklaroi mbrëmë se “zgjedhja e Presidentit të ardhshëm është një proces shumë i rëndësishëm” ndërsa e cilësoi me rëndësi zgjedhjen e një kandidati që të punojë mbi palët”.

Gjatë një interviste televizive, Wollfarth tha se “mund të jetë një kandidat i propozuar nga mazhoranca dhe prap mund të jetë konsunsual.

“Varet nga personaliteti që zgjidhet si kandidat. Ajo që nevojitet,  siç bëhet e qartë edhe në Kushtetutë është që të jetë  një person i aftë për të punuar mbi palët, një person që të jetë një shembull moral për shtetin, si kreu i shtetit dhe të jetë një person i respektuar në jetën politike të shumë vendeve. Duhet të jetë një person stabël”-tha ai.

Ndonëse, sipas tij, nuk është e lehtë që të gjesh një kandidat të tillë sepse kur thua diçka mund të kritikohesh nga një palë. Ai shprehu besimin ekziston mundësi për të gjetur një kandidat të tillë.

“Përsa i përket vetë procesit unë besoj se Kushtetuta është e mjaftë e qartë. Raundi  parë është me mazhorancë të kualifikuar dhe nëse nuk ka një konsensus pastaj do të vendosë mazhoranca dhe kjo është plotësisht demokratike”, nënvizoi Wollfarth.

Sipas tij, duhe të harxhosh shumë energji që të zgjedhësh kandidat të mirë që të jetë i aftë që të plotësojë pritmëritë e njerëzve. (LajmeShqip.com)