Lajme Shqip Saturday, 15 October 2011 10:23

Londër – Princ William dhe Dukesha Kate kanë qenë të mrekullueshëm gjatë një mbrëmjeje gala bamirësie në Londër, të enjten mbrëma. Çifti mbretëror, të dy 29 vjeçar, janë treguar mjaft simpatik dhe relaksues pranë të ftuarve, gjatë galasë së organizuar për bamirësi për fëmijët që humbin të afërmit e tyre.

“Ishte mbrëmja më e veçantë e organizuar në pallatin St. James. Arredimi ishte fantastik dhe në pallat ishte një lëvizje e jashtëzakonshme e njerëzve të emocionuar që do të shikonin çiftin mbretëror,” tha shefja ekzekutive e kësaj shoqate bamirëse Ann Chalmers për US Weekly.

“William dhe Kate nuk treguan aspak indiferencën e klasit të tyre, por ata u ulën mes mysafirësh dhe miqsh duke i bërë të tjerët të ndihen edhe më rehat. Prania e tyre në këtë mbrëmje ka bërë një hap ndryshimi të madh për ne.”

Mbrëmja gala në ndihmë të fëmijëve në zi, mblodhi 1 milion dollarë gjatë asaj nate. (LajmeShqip.com)