Londër – Pa dyshim që ata janë një çift që përshtaten më së miri bashkë. Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë përdorur biçikletë për të lëvizur rreth Londrës.
Çifti sportiv, që zakonisht i sheh në lagjen e tyre në Wales, janë parë duke ngarë biçikletën në rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që shtëpia e tyre është brenda Pallatit Kesington.
Një zëdhënës i çiftit ka thënë, “Duka dhe Dukesha ndonjëherë përdorin biçikletën në Londër për të mbaruar ndonjë punë të tyren apo edhe thjeshtë për të shëtitur rreth qytetit.
Pedalimi i tyre i parë në publik u zbulua nga kryetari i Bashkisë së Londrës, Boris Johnson, në një transmetim radiofonik në radion LBC.
“Qiramarrja e Biçikletave” u themelua në verën e 2010-ës dhe menjëherë provoi një sukses të madh, me më shumë se shtatë milion udhëtime të bëra nga biçikletat e marra nëpër 400 stacionet e qiramarrjes përreth qytetit. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 19 October 2011 11:00