Ngjarja e Willit ka ngjallë debate dhe komente pa fund, sidomos në YouTube, aty ku dëshmohet edhe ngjarja që i ka ndodhur aktorit.
Pasi u morr në intervistë nga një gazetar ukrainas ai është gjendur përballë një përqafimi dhe puthje të sikletshme prej tij, që e ka bërë Willin jo vetëm që ta shtyjë, por edhe t’i gjuajë me shpullë në fytyrë.
Nëse ky veprim ka qenë provokim për Williams, i cili kohëve të fundit është përfolur shumë për seksualitetin e tij, apo ka qenë thjeshtë një gjest afeksioni ndaj gazetarit, jua lëmë juve ta komentoni.
Për më tepër shikoni filmimet që ju mundësojnë të shikoni ngjarjen nga të gjitha anët. (LajmeShqip.com)
Monday, 21 May 2012 13:00