Washington – Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi ndaj incidentit me dhunë të së martës në veri të Kosovës ku mbetën të plagosur paqeruajtës të NATO-s dhe protestues serbë.
Në një deklaratë, Departamenti i Shtetit dënoi sulmin me dhunë të një turme serbësh kundër forcave të KFOR-it, më 27 shtator.
Departamenti amerikan i Shtetit thekson se po vazhdon të ndjekë nga afër zhvilliet në veri të Kosovës dhe u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë, të shmangin aktet provokuese dhe retorikën që nxit dhunën, si dhe të lejojnë lirinë e lëvizjes.
Sipa DASH liria e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave është në interesin më të mirë të Kosovës dhe Serbisë, dhe në përputhje me aspiratat e vendit për t`u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Departamenti i Shtetit u bën thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë të qendrojnë të angazhuara të procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, të inkurajojnë qetësinë dhe të gjejnë rrugën e marrëveshjes për përmirësimin e jetës së qytetarëve të të dy vendeve.
Thursday, 29 September 2011 10:50