Lëvizja Vetëvendosje reagoi pas deklaratave të zëvendësministrit Petrit Selimi, ku u quajti fashist njerëzit e Vetëvendosjes.
VV përmes një komunikate për media tha se Petrit Selimi asnjëherë nuk i ka quajtur fashistë apo kriminelë ata që e vranë Enver Zymberin; asnjëherë nuk i ka quajtur fashistë kriminelët që kanë vrarë Selver Haradinin; asnjëherë nuk i quajti fashistë rojat e urës dhe asnjëherë nuk e quajti fashist mikun e tij të dashur Ivica Daçiq, i cili Kosovën e quajti ISIS.
“Por, i quajti fashistë aktivistët e VETËVENDOSJE!-s që po bëjnë aksione kundër ndarjes etnike dhe fashizmit të Serbisë. Petrit Selimi, shefat dhe kolegët e tij, dinë të ashpërsohen vetëm kur cenohen privatisht. Asnjëherë nuk kanë zell të tillë ashpërsie kur rrezikohet apo cenohet shoqëria dhe shteti ynë”, thuhet në reagimin e VV-së.
Wednesday, 14 October 2015 14:32