Lajme Shqip Thursday, 29 December 2011 17:12

Prishtinë- Levizja Vetevendosje konsideron se Qeveria nuk ka bërë asgjë për zhvillimin ekonomik, ndërsa ka bërë shumë për zhvillimin e korrupsionit.

Nëpër pjesët ku do të kalon autostrada e devijuar, njerëz të afërt me qeverinë kanë blerë tokë me cmim më të ulët për 100 herë, se sa paguhet tani për shpronësim, tha nënkryetari I Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti

Shumë njerëz përfshirë këtu njerëz të afërt me qeverinë, kanë blerë tokë me cmim prej 9 euro për ari. Ndërsa tash me process të shpronësimit sivjet në komunën e Malishevës, toka do të blehet me 900 euro ari. Po ti investon 10 mijë euro në këtë biznes, do ti fitosh 1 milionë euro. Dhe kjo ndoshta është edhe afera më e madhe korruptive që pritet të ndodhë në vitin 2012”-tha Ahmeti.

Qeveria e vendit për këto arsye e përfundon vitin 2011 me një popullsi më të varfër në Europë, me papunësi më të madhe, me huqje të buxhetit për mbi 450 milionë euro, për shkak të mos-inkasimit të mjeteve të parapara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, nga Komisioni Europian, Banka Botërore e privatizimi i PTK-së, vlerëson Vetëvendosje.