Lajme Shqip Wednesday, 19 June 2013 09:24

Prishtinë – Lëvizja Vetëvendosje i ka “vënë zjarrin” marrëveshjes Kosovë-Serbi në disa komuna, në shenjë kundërshtimi të ratifikimit të paralajmëruar në Kuvend.

Sipas një komunikate për shtyp, thuhet se aksioni i tillë është kryer në 27 komuna të Kosovës, ndërsa aktivistë të ndryshëm kanë shfaqur opinionet e tyre përse kjo marrëveshje, siç thonë ata, është e dëmshme për Kosovën.

Në Besianë, Xhelal Sveçla ka thënë se marrëveshja ia garanton Serbisë kontrollin mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kurse, aktivisti i Vetëvendosjes në Deçan, Sokol Cacaj, tha se përmes kësaj marrëveshjeje po bëhet legalizimi i strukturave të paligjshme e armiqësore që po veprojnë në Kosovë.