Prishtinë – Ministrja eTregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila informoi sot Komisionin për Integrime të Kuvendit se Kosova së shpejti do të nërmarrë masa reciprociteti ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës për raportet tregtare.
Kosova po planifikon seriozisht ndërmarrjen e masave reciproke për Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën, për shkak të mosrespektimit nga ana e tyre të marrëveshjes CEFTA për tregtinë e lirë.
Për këtë qëndrim ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila informoi Komisionin për Integrime të Kuvendit të Kosovës, ku tha se për shkak të kërkesave nga Komisioni Evropian do t’i jepet edhe tre-katër javë afat Serbisë që të tërheq vendimin për moslejemin e hyrjes së mallrave nga Kosova, përndryshe Kosova do të ndërrmerrë masat e reciprocitet.
Sipas ministres Kusari-Lila, janë tri opcione që po diskutohen por më reali është ai i vendosjes së masës doganore në shkallën 10% në produktet e importuara nga këto vende. Opsioni I dytë është ai e vendosjes së taksës doganore për gjysmën e prodhimeve ndërsa opsioni i tretë, të cilin Kusari Lila e quajti radikal, është ai i bllokimit të tërsëishëm të hyrjes së mallrave në Kosovë nga këto vende. Ndërsa anëtarja e Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alma Lama, ka insistuar që reciprociteti nënkupton pikërisht opcionin e llokimit të tërsishëm të hyrjes së mallrave nga këto vende. Ajo ka kërkuar daljen e Kosovës nga CEFTA.
Këtë opsion Ministrja Kusari-Lila e ka konsideruar të pafavorshëm për Kosovën pasi, sipas saj, duhet të fillohet me nënshkrimin e marrëveshjeve për tregti të lirë me vendet veç e veç, gjë që do të nënkuptonte kthim mbrapa dhe humbje kohe.
Wednesday, 18 May 2011 14:43