Prishtinë – Në seancën plenare kur është planifikuar të raportoj kryeministri i vendit Hashim Thaçi, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur një flamur kombëtar në foltore të Kuvendit të Kosovës, duke i kërkuar atij që të betohet para flamurit.
Pas raportimit të kryeministrit, Thaçi ka ardhur radha e Grupeve Parlamentare të deklarohen.
Me këtë nënkryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca kur ka marr fjalën ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës që të betohet para qytetarëve të Kosovës që nuk do të diskutoj për veriun e vendit dhe që nuk do të ketë autonomi për veriun. “Kryeministër qytetarët kërkojnë që tani ju të betoheni para këtij flamuri”, ka thënë Konjufca.
Ai më pas ka lënë flamurin në foltore.
Ndryshe seanca po vazhdon me diskutimet e deputetëve.(K.P)
Friday, 16 November 2012 14:19