Lajme Shqip Saturday, 09 June 2012 10:23

SHBA – Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic është zgjedhur president i ardhshëm i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në votimin e parë që nuk kishte kandidat konsensual, që nga viti 1991.

Vuk Jeremic ka mundur ambasadorin e Lituanisë në OKB-së Dalius Çekuolis në votimet, në të cilat ai ka marrë 99, ndërsa diplomati lituanez 85 vota.

Jeremic ka falënderuar asamblenë “për nderin që i ka dhënë për ta udhëhequr atë” për një vit, duke filluar që nga shtatori. Ai do të pasojë në këtë post Nasir Abdulaziz Al-Naserin të Katarit. (LajmeShqip.com)