Lajme Shqip Friday, 07 August 2015 18:46

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se vazhdim i “pafund” i paraburgimit të Oliver Ivanoviqit nuk ka kurrfarë kuptimi dhe ai mund të kuptohet si presion kundër popullit serb në Kosovë.

Siç njofton FoNet, transmeton Koha.net, Vuçiq, në konferencën e jashtëzakonshme ka theksuar se Ivanoviqit disa herë i është vazhduar paraburgimi, siç ka thënë ai, “pa arsye të shpjegueshme, edhe pse nuk ka mundësi ikjeje, ndikimi te dëshmitarët e ka edhe garanci të Serbisë dhe se do të jetë në dispozicion të EULEX-it”.