Lajme Shqip Sunday, 12 May 2013 10:46

Mitrovicë (E plotësuar) Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Serbisë, gjatë takimit që ka pasur me të ashtuquajturit kryetarë të katër komunave veriore të Kosovës, ka thënë se marrëveshja e arritur në Bruksel “përfshinë gjëra të dhimbshme dhe të vështira” mirëpo ka shtuar se serbët e Kosovës dhe qeveria e Serbisë, do të përballojnë bashkë të gjitha vështirësitë.

“Në çdo kohë, ashtu si edhe sot, po them se kjo është një marrëveshje e vështirë, por e vetmja e mundshme dhe e vetmja që kemi mundur ta bëjmë. Mund të them se do të kemi edhe shumë gjëra të dhimbshme dhe të vështira të cilat ne do t’i përballojmë së bashku”, u ka thënë Vuçiq, krerëve ilegalë të komunave veriore, raporton Tanjug. 

 

—

Marrëveshja e Brukselit nuk është e përkryer, por asaj nuk duhet t’i frikësohet populli, ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë serb, Aleksandar Vucic në Leposaviq.
Zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se askush nuk duhet të ketë frikë nga marrëveshja e arritur në Bruksel, pasiqë sipas tij, Serbia po bën të pamundurën që ajo të jetë në të mirë të popullit serb.

Vuçiq ka thënë pas takimit me peshkopin Teodosije se Serbia është pranë popullit të saj dhe ashtu do të jetë edhe në të ardhmen.
Sa i përket marrëveshjes së arritur në Bruksel, ai ka thënë ajo nuk është e mirë, por “është më e mira e mundshme”.

—

Nënkryetari i parë i Qeverisë serbe Aleksandar Vuçiq ka mbërritur në Kosovë për të biseduar me serbë të veriut për Marrëveshje.
Ai pak para orës 10 ka kaluar kufirin Serbi –Kosovë në Jarinë dhe pastaj ka shkuar në Leposaviq. Aty, në kishën e qytezës, do të marrë pjesë në meshën vendore për nder të një feste. Medie serbe njoftojnë se te kisha e pritën shumë qytetarë serbë , transmeton koha. 
Në territorin e komunës së Leposaviqit, nëpër magjistralë janë vendosur pllakatet me mbishkrimin “Mirëserdhe Vuçiq në Kosovë e Metohinë serbe”.
Bisedimet me serbë të veriut pritet t’i fillojë pasdite. 
Vizitën e Vuçiqit në veri po e përcjellin mi 60 gazetarë, ka njoftuar Zyra e Kosovës.