Skënderaj- Zëdhënësi për informim i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu e ka konfirmuar faktin se, kandidati i AAK-së, Bekim Birinxhiku është vrarë nga një pjesëtarë i policisë së Kosovës.
“Po është e vërtet që viktima është vrarë nga një pjesëtarë i Policisë së Kosovës mirëpo i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe nuk ka të bëjë asgjë lidhur me ndonjë konflikt pune. Për kjo është e tëra që mund të them”, ka thënë Sadriu.
Ndërkohë policia e Kosovës do të dalë shumë shpejtë me një raport të detajuar rreth kësaj ngjarje.
Ngushëllime familjes, Birinxhiku i kanë shprehur zyrtarët e AAK-së, në krye me kryetarin Ramush Haradinaj. Ndërkohë zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma, ka thënë se ende nuk janë në dijeni nëse kjo ngjarje mund të ketë prapavijë politike.
“Ne porsa morëm lajmin e dhimbshëm për vrasjen e kandidatit tonë, Bekim Birinxhiku i cili ka qenë edhe ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është një ngjarje e rëndë e cila na ka prekur të gjithëve”, ka thënë Luma.
“Megjithatë ne ende nuk dimë asgjë më shumë rreth asaj se kush dhe përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë. Asnjëherë nuk mund të përjashtohet asgjë, mirëpo është ende herët për të paragjykuar nëse kjo ngjarje ka prapavijë politike ose”, ka përfunduar Luma./zëri/
Saturday, 02 November 2013 18:58