Lajme Shqip Thursday, 29 September 2011 13:37

Kabul – Pesë ushtarë të koalicionit të udhëhequr nga NATO në Afganistan u vranë dje në incidente të ndara.

Në komunikatën e Forcave të armatosura për mbështetjen e sigurisë në Afganistan theksohet se  tre ushtarë humbën jetën në sulmin me bomba të ndërtuara me dorë në Afganistanin lindor.

Në pjesën jugore të vendit një ushtar tjerë ka humbur jetën si rezultat i lëndimit të cilin nuk e ka marrë në luftë.

Më herët mbrëmë edhe një ushtar i NATO-s  humbi jetën në një sulm  të kryengritësve në provincën Vardak,  e cila është kufi me Kabulin.

Forcat ndërkombëtare për mbështetje të sigurisë në Afganistan nuk zbuluan hollësi për personat që kanë humbur jetën dhe kumtuan vendet e sakta ku kanë ndodhur incidentet.