Madrid – Një burrë i armatosur vrau një grua shtatzënë në kishën katolike para fillimit të liturgjisë së mbrëmjes, ndërsa më pas bëri vetëvrasje para altarit.
Gruaja kishte 36 vjet dhe duhej të lindte në disa ditët e ardhshme. Në vendin e incidentit kanë arritur mjekë nga Ndihma e shpejtë, të cilët kanë arritur të bëjnë prerje cezariane dhe ta shpëtojnë foshnjën. Sulmuesi kishte 34 vjet.
Emri i viktimës dhe sulmuesit nuk është kumtuar, as motivet e krimit. Policia pohon se ata dy nuk kanë qenë familjarë as të njohur.
Në sulm është lënduar një grua, e cila ka ndodhur në afërsi të gruas shtatzënë.
Sulmuesi para se të vetëvritet është ulur në gjunjë para altarit të kishës, shkruan gazeta “Mundo”, sipas të cilës burri ka qenë mik i gruas së vrarë.
Friday, 30 September 2011 11:17