Lajme Shqip Monday, 10 March 2014 11:36

Nëna e Edlira Dobrushit që vrau tri vajzat në Lecco të Italisë është tronditur nga lajmi i rëndë për vdekjen e tri mbesave të saj. Duke folur për gazetën Panorama Atlije Çopa është shprehur e shokuar nga ngjarja dhe fakti që mbesat e saj nuk jetojnë më.

“I kisha dritën e syve. Nuk e duroj dot këtë dhimbje, dua t’i jap fund jetës. Ende s’më besohet se tri mbesat e mia nuk jetojnë, jam e tronditur, e shokuar”, është shprehur ajo.

Çopa shprehet se e bija vuante prej kohësh nga stresi dhe ankthi, teksa shton segjendja e saj është përkeqësuar kur ka mësuar se i shoqi kishte ardhur në Shqipëri për t’u fejuar me një tjetër.

“Pas abortit dhe divorcit Edlira ishte rënduar shumë psikologjikisht. Në shtatë muajt e fundit ajo nuk ishte mirë. Gjendja ishte rënduar akoma më shumë, kur mësoi se ish-bashkëshorti i saj do vinte në Shqipëri për t’u fejuar. Gjendjafinanciare së fundmi ishte rënduar shumë, ish-bashkëshorti nuk e ndihmonte , jetonte vetëm me ndihma, pasi punonte vetëm dy orë në ditë dhe nuk i dilte hesapi. Këto janë vetëm disa prej arsyeve që e kanë çuar Edlirën në këtë gjendj.Edlira ishte tejet e mërzitur dhe më tha se nuk duronte dot më. E pyes nëse kishte pasur sërish konflikte me ish-bashkëshortin dhe të afërmit e tij dhe pa e dëgjuar e këshillova t’i linte konfliktet me ish-bashkëshortin, pasi thjesht bëhej fjalë për një copë tokë. Jo më tha, “nuk kam bërë sherr me Bashkimin, por nuk ndihem mirë, më vijnë lloj-lloj mendimesh dhe nuk di nga t’ia nis”. E pyeta për vajzat dhe më tha që janë mirë. Ajo vetëm qante në telefon se nuk ishte mirë nga ana ekonomike. I thashë të mos mërzitej se do të shiste nëna tokën dhe t’i të mos kesh probleme.Gjendja e saj ishte rënduar akoma më tepër kur mësoi se bashkëshorti erdhi në Shqipëri për t’u fejuar me një vajzë nga Kukësi”, rrëfen nëna e saj.

Edlira Dobrushi vrau me thikë tre vajzat e saj, Simona,13 vjeçe, Keisi 10 vjeçe dhe Sidni 4 vjeçe. Hetuesit dyshojnë se për vrasjen e vajzave e ëma ka përdorur dy thika.