Prishtinë- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, pas vrasjes së një ushtaraku shqiptar dhe plagosjes rëndë të n
jë tjetri.
Në telegram thuhet se shqiptarët kudo që janë bashkëndjenë me dhimbjen e familjes së viktimës dhe i bashkohen lutjeve për mbijetesën e ushtarit tjetër.
“Në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, ju shprehim ngushëllime për humbjen e jetës së një ushtari të Komandos së Kontingjentit “EAGLE-4″ të Ushtrisë Shqiptare në Afganistan dhe plagosjes rëndë të një tjetri. Kjo vrasje ka tronditur popullin shqiptar kudo që është. Ne, si qeveri, dënojmë ashpër vrasjen e ushtarëve shqiptarë, të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në sigurimin e paqes në Afganistan”, thuhet ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit dërguar ministrit Haxhinasto. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 21 February 2012 10:53