Vlorë – Anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste, deputetë dhe të zgjedhur vendorë të kësaj force politike, morën pjesë në një protestë që u zhvillua sot pasdite në Urën e Mifolit, pjesë e aksit Fier-Vlorë. Protestuesit hodhën parulla kundër qeverisë dhe i kërkuan Kryeministrit Berisha që të tërhiqet nga veprimet që cënojnë të drejtën e votës dhe deformojnë vullnetin e zgjedhësve të kryeqytetit.
Ata bllokuan qarkullimin për rreth 90 minuta në këtë aks, ndërkohë që dogjën edhe disa goma automjetesh.
Kjo protestë pason atë të një dite më parë në të njëjtin vend, për të cilin policia nisi procedimin penal për gjashtë persona, të dyshuar si organizatorë të saj. Tashmë qarkullimi ka rifilluar në këtë aks rrugor.
Friday, 20 May 2011 18:39