Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 07:59

Analisti politik, Azem Vlasi, ka thënë se krizën politike në vend do të duhet ta zgjidhin dy blloqet të cilat i kanë pozicionet e palëkundura. E, lidhur me deklarimet e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, se nuk do të ketë tërheqje të nënshkrimeve nga marrëveshjet e arritura, ai ka thënë se Mustafës i kanë mbetur këmbët e arushës në dorë.

“Unë Isa Mustafën e kuptoj se kjo punë është menaxhuar, kjo rrëshqitje jashtë vijave të kuqe ka ndodhur para Isa Mustafa dhe atij i kanë mbetur këmbët e arushës në dorë”, ka thënë Vllasi.

Në emisionin “Kontakt”, në Tribuna Channel, ai ka thënë se pala kosovare ka rrëshqitur në pozicione që nga fillimi i dialogut me Serbinë.

“Gjeneza e problemit është që pala kosovare që prej fillimit të dialogut me Serbinë ka rrëshqitur tepër në pozicione për t’i bërë koncesione Serbisë. Është dashur të dihet që në atë tërheqje diku mundet me marrë në thua pikërisht në çështjen e Asociacionit me komunat serbe”, ka thënë ndër tjerash Vllasi.

Sipas tij, dikush duhet të ndihmojë në këtë situatë, e rrugëdalja thekson se është në dy drejtime.