Shtatë vjet pas filmit të saj fundit, Renee Zellweger do të riktheht sërish për të xhiruar serinë e tretë të ‘Bridget Jones’.
Nëse për “Bridget Jones’s Diary” në 2001 dhe “Bridget Jones: The Edge Of Reason” në 2004, asaj i është dashur për t’u shëndoshur shumë që t’i përshtatej rolit në film, dhe pastaj menjëherë të dobësohej mbas xhirimit të filmit; kësaj here asaj do të duhet të veshi plastikë për t’u dukur më e shëndoshë.
Gjatë këtyre viteve Renne ka qënë shumë e shqetësuar për ndryshimet që ka shfaqur trupi i saj mbas lëvizjet aq të shpeshta trupore që i është dashur për të xhiruar serialet e kaluar. Kësaj here ajo nuk pranon të shëndoshet më!
Roli i 42-vjeçares është konfirmuar nga producenti Working Title. Për aktorët e tjerë nuk dihet ende nëse protagonistët mashkull do të vazhdojnë të jenë Colin Firth dhe Hugh Grant.
Dhe në këtë serial pritet që Bridget e martuar me avokatin Mark nuk bëjnë dot fëmijë. Kështu që ajo bën gabimin e saj më të madh dhe i kthehet Danielit (personazhit të luajtur nga Hugh Grant) për aq sa të ngelë shtatzënë. Dhe siç ka ndodhur në serialet e tjera, mendohet se Daniel do ta braktisë në këtë moment.
Por kush do të dalë në skenë për ta shpëtuar atë? Për përgjigjen na ngelet të presim deri sa filmi të jetë realizuar. (LajmeShqip.com)
Sunday, 14 August 2011 14:42