Prishtinë – Kryeministri Hashim Thaçi tha se vizita e kryenegociatorit serb, Borislav Stefanoviqi, në Kosovë, është një hap drejt krijimit të marrëdhënieve të mira me Serbinë dhe de facto njohje e pavarësisë së Kosovës nga shteti serb.
Thaçi nuk e përjashtoi mundësinë që një ditë edhe delegacioni kosovar të vizitojë Beogradin.
Qeveria e Kosovës i ka dhënë lejen kryenegociatorit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanoviq, që ta vizitojë sot Kosovën.
Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë serb i cili do të pritet edhe nga përfaqësues të lartë të Qeverisë së Kosovës. Kryeministri Thaçi tha se vizita e Stefanoviqit është një hap drejt krijimit të marrëdhënieve të mira me Serbinë dhe nuk e përjashtoi mundësinë që një ditë edhe delegacioni kosovar të vizitojë Beogradin.
Ai këto komente i bëri pas takimit me përfaqësuesin e përkohshëm special të BE-së, Fernando Gentilini, duke shtuar se vizita e Stefanoviqit është de facto njohje e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Gjentilini, ndërkaq, e vlerësoi pozitivisht vizitën e Stefanoviqit dhe theksoi se dialogu është mënyra më e mirë për zgjidhjen e problemeve që kanë shtetet
“Për tre muaj qëndrimi do ta përgatis një prani më të madhe dhe më të fuqishme të BE-së në Kosovë, duke ditur se e ardhmja e Kosovës është drejt BE-së, ndërkaq qëllimi ynë është që t’ju ndihmojmë në këtë rrugë”, ka thënë Gentilini.
Ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Galuk Konjufca, krtikoi ashpër vendimin e Qeverisë që t’i lejohet ardhja Stefanoviit në Kosovë.
Vendimin e Qeverisë Konjufca e konsideroi si skandal dhe të turpshëm.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, tha se Policia e Kosovës ka marrë urdhëresë nga qeveria që ta përcjellë eskortën e Stefanoviqit, pasi që ajo e ka lejuar ardhjen e zyrtarit të Qeverisë së Serbisë.
Ndërkohë Borko Stefanoviq pritet të takohet me zv/kreyeministrat Edita Tahiri dhe Hajredin Kuçi.
Thursday, 12 May 2011 13:58