Bruksel- Brenda pak javësh Kosovës do t`i dorëzohet udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.
Këtë e ka konfirmuar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulerike Lunaçek. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulerike Lunaçek, përmes një videomesazhi drejtuar studentëve të Universitetit “AAB-Riinvest”, ka bërë të ditur se Kosova së shpejti do ta ketë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.
“Unë së bashku me kolegët e mi të Parlamentit Evropian jemi duke u angazhuar që t`i ofrojmë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimorë sa më afër Bashkimit Evropian” ka thënë, Lunaçek. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 22 May 2012 15:00