Bruksel (PLOTESUAR)-Bashkimi Evropian ka miratuar të mërkurën vendimin për dhënien e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave Kosovës. Udhërrëfyesi do t’i dorëzohet nga mesi i qershorit ministres së Integrimit, Vlora Çitaku. 
Komisioni Evropian do e dorëzojë udhërrëfyesin për vizat tek autoritetet kosovare më 14 qershor. Në selinë e Komisionit Evropian me këtë rast do qëndrojnë ministri i brendshëm Bajram Rexhepi dhe ministrja për integrimeve evropiane Vlora Çitaku të cilët do e pranojnë këtë dokument nga Komisarja për çështje të Brendshme Cecilia Malmstrom. 
Udhërrëfyesi do të ofron kritere të qarta që institucionet e Kosovës duhet të përmbushin me qëllim të sigurimit të lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Kriteret mbulojnë fushat siç janë: siguria e dokumenteve, menaxhimi i kufirit, lufta kundër migrimit ilegal, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të drejta themelore të njeriut.
Procesi do të monitorohet nga afër nga Komisioni Evropian dhe do të ndihmohet nga ekspertët e vendeve anëtare të BE-së. Komisioni do të raporton rregullisht mbi zbatimin e udhërrëfyesit dhe pas zbatimit të kënaqshëm do të propozon heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. (LajmeShqip.com)
******************************
Bruksel – Bashkimi Evropian ka miratuar vendimin që Kosovës edhe zyrtarisht t’i ofrohet udhërrëfyesi për lëvizje pa viza. Lajmin e ka konfirmuar para pak minutash Ambasadori i Francës në Kosovë, Jan Francua Fitou.
Zyrtarët e Bashkimit Evropian në vazhdimësi kanë deklaruar se në fund të pranverës Kosova do të marr udhërrëfyesin, që është instrument para heqjes së vizave edhe për Kosovën, si vendi i vetëm në rajon që nuk e ka pasur të drejtën e udhëtimit pa viza në zonën Schengen. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 30 May 2012 16:17