Athinë – Barnatoret në Greqi janë të mbyllura deri të enjten për shkak të grevës së farmacistëve, të cilët bëjnë grevë tashmë disa ditë, ndërsa në grevë kanë hyrë edhe mjekët të cilët e shprehin pakënaqësinë e tyre nga reformat në shëndetësi.
Farmacistët janë të pakënaqur nga planet e Qeverisë për uljen e çmimeve të ilaçeve në shitjen me pakicë, që negativisht do të reflektohet në përfitimin e tyre. Farmacistët gjithashtu kërkojnë edhe që t’u paguhen qindra mija euro, të cilat u kanë borxh kompanitë e sigurimeve.
Mjekët nga spitalet shtetërore në Greqi, gjithashtu janë të pakënaqur nga reformat në shëndetësi. Ata gjatë kohës së grevës do të jenë në vendet e tyre të punës, por do të pranojnë vetëm raste urgjente.
Tuesday, 03 January 2012 10:00 