Për sa kohë ju do të kujdeseni për thonjtë tuaj, ata gjithmonë do të duken të bukur dhe të shëndetshëm, dhe kujdesi për ta përfshin edhe konsumimin e vitaminave më të nevojshme.
Hekuri
Nëse thonjtë i keni të brishtë, me siguri ju mungon hekuri në organizëm. Hekurin mund ta merrni si shtesë në ushqim ose të konsumoni më shumë ushqim të pasur me hekur, siç janë perimet e gjelbra, mishi, peshku, pula ose vezët.
Zinku
Njollat e bardha në thonj, rritja e dobët e thonjve dhe inflamacionet e shpeshta të thonjve, të gjitha këto janë shenja të mungesës së zinkut, prandaj duhet patjetër ta merrni më shumë nëpërmjet ushqimeve, siç janë kikiriku, farat e grurit dhe drithërat, perimet, kërpudhat dhe peshku.
B12
Lëkura shumë e thatë dhe thonjtë e errët janë shenjë e mungesës së vitaminës B12. Këtë vitaminë mund ta gjeni në formën e kapsulave, si edhe tek ushqimet siç janë djathi, vezët dhe peshku.
Saturday, 10 March 2012 13:06 