Në kryeqytetin e Japonisë, Tokyo, aktualisht është duke u mbajtur gara e DJ-ve më të mirë në botë.
DJ-të më të mirë nga mbarë rruzulli, SHBA, Brazili, Japonia, Gjermania, Zvicra etj janë duke sifduar njëri tjetrin për më të mirin e këtij zhanri.
Mirëpo ajo që është e veçanta e kësaj gare është fakti se këtë vit për herë të parë edhe Kosova e ka përfaqësuesin e saj.
Është ky Visar Aliu i njohur si “DJ 69” ai i cili zyrtarisht po prezanton Kosovën në Tokyo. Aliu është një prej DJ-ve më premtues në Kosovë aktualisht dhe në Tokyo po qëndron së bashku me DJ-në nga Shqipëria.
Gara nuk ka përfunduar ende, ndërsa për rezultatin e Visarit ne do të ju njoftojmë me kohë./Zëri/
Wednesday, 16 September 2015 13:14 
