Lajme Shqip Wednesday, 02 April 2014 17:00

Ndodh shpesh që në faqet e tyre private personazhet e njohur ndajnë me fansat foto apo statuse, qofshin këto të bukura ose jo tërheqin vëmendje.

Më shumë vëmendja tërhiqet nga thelbi i asaj që thonë por jo rrallë herë rëndësi ka edhe mënyra si shkruajnë, formimi i tyre. Ermal Mamaqi bën shumë gabime në drejtshkrim dhe fansat e tij shpesh ja vënë në dukje kë këtë duke i korrigjuar fjalët që kanë të tilla gabime.

Çiljeta është një tjetér personazh që ka probleme në të shkruar, sidomos kur shkruan anglisht. Një anglishte me shumë shqip brenda. Në këtë rast do ti sugjeronim “google” ose statuse në shqip.

 

Rozana Radi gjithashtu bën shpesh gabime po Rozi ka një tjetër problem, tastierën me prekje. Gabimet e saj janë më tepër nga nxitimi. Gjithsesi teksa i lexon statuset e tyre me gabime nuk është diçka e hijshme, edhe pse është tjetër gjë ajo që i bën të dashur për publikun.