Ambasadorja Gjermane në Kosovë, Angelika Viets, në një intervistë për “Zëri”, ka thënë se nuk ka kthim të marrëveshjes.
Ajo ka thënë se po dyshojnë se opozita po e shfrytëzon këtë për ta instrumentalizuar dhe polarizuar shoqërinë.
“Jo, ju e dini se puna në statusin e kësaj bashkësie ende as që ka filluar dhe opozita mund të marrë pjesë në këtë punë, përmes punës parlamentare, përmes nën komiteteve, debatit publik, por ky proces ende nuk ka filluar… Mënyra se si ata e kanë quar përpara protestën e tyre, na bën të dyshojmë se opozita po e shfrytëzon këtë për ta instrumentalizuar dhe polarizuar shoqërinë”, shprehet Viets. /Zëri/
Friday, 16 October 2015 12:52