Lajme Shqip Monday, 09 January 2012 17:00

Athinë – Mëngjesin e ditës së sotme, Galeria Kombëtare në Athinë është sulmuar nga hajdutët. Ndër dy pikturat e vjedhura, njëra është pikturë e të famshmit Pablo Pikaso. Piktura e tij e quajtur “Kokë e gruas” i ishte dhuruar galerisë në vitet  e ‘40-të të shekullit të kaluar.

Veprat artistike të vjedhura në ditën e sotme, u zhdukën pikërisht në ditën e fundit të ekspozitës “Pasuri të panjohura”, e cila ndër të tjera përfshin edhe vepra të Direr dhe Rembrant.

Alarmi është aktivizuar diku para orës pesë të mëngjesit, ndërsa sigurimi ka vërejtur vetëm siluetën e një personi duke ikur.

Galeria gjendet në qendrën e kryeqyteti grek dhe është paraparë  që pas ekspozitës të mbyllet  për rikonstruktim. Ajo disponon një koleksion të madh të përhershëm të periudhës postbizantin dhe një koleksion të vogël me vepra të renesancës dhe disa piktura të El Grekos.