Lajme Shqip Monday, 29 October 2012 14:39

Prishtinë – Lançimi i videoklipit të Rita Orës i xhiruar në Prishtinë dhe suksesi i kësaj videoje ka bërë që ministri i Kulturës të marrë merita.

Ministri Memli Krasniqi ka shkruar në profilin e tij në “Twitter” duke komentuar videoklipin e Rita Orës. “Ylli i ndritshëm kosovar, Rita Ora, prezanton Kosovën me videon e saj “Shine Ya Light”. Krenar që kam qenë pjesë e kësaj”, ka shkruar ministri në rrjetin social. Ministri ishte takuar me Ritën, në hollin e një hoteli në periferi të kryeqytetit, kur ajo ishte në Prishtinë për xhirime.

Rita kishte paralajmëruar në shtator – teksa ishte në Prishtinë për xhirimet e videos- se vitin e ardhshëm planifikon të mbajë në Kosovë një koncert bamirësie. Përderisa vetë ministri nuk ka dhënë shpjegime për çfarë ndihme bëhet fjalë, këshilltari i tij, Shkëlzen Dragaj, ka thënë se ministri Krasniqi  ka qenë personalisht në kontakt me prindërit e Rita Orës, rreth çështjeve që kanë pasur të bëjnë me xhirimin e videoklipit.

Madje, sipas Dragajt, këto kontakte kanë nisur që kur xhirimi i videos ka qenë vetëm në fazën e idesë.(LajmeShqip.com)