Prishtinë – Planifikim jo i mirë i punëve për një projekt gjigand. Ende pa dalë mbi tokë, është shembur në themele krenaria e shtetit më të ri në Evropë, ndërtesa gjigande me 42 kate, në mes të Prishtinës.
Videoja në vijim tregon se si gjatë punëve maratonike për ngritjen e themeleve, shembet masivi i dheut. Arsyet e shembjes nuk janë bërë të ditura, por krejt ajo që dëshmon kjo video, flet për studim të pamjaftueshëm të bazës mbi të cilën po ndërtohet objekti, i cilësuar si më i larti në Ballkan, dhe në të cilin pritet të jetojnë dhe veprojnë mbi 80 mijë njerëz.
Rrokaqielli gjigand me 42 kate, në Prishtinë, është projektuar si qendër e madhe e përzier e biznesit dhe banimit. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 04 October 2011 11:54 