Tiranë – Interpelanca e kërkur në parlament nga deputeti socialist Erjon Braçe me kryeministrin Berisha është shoqëruar edhe nga një incident mes të dy figurave politike. Braçes i’u ndërpre fjala nga kryeparlamentarja Topalli dhe ai vazhdoi të fliste në foltoren e kuvendit pavarësisht kësaj.
Në këtë moment, kryeministri Sali Berisha ngrihet nga vendi i tij në tavolinën ku qëndron kabineti qeveritar dhe i drejtohet foltores ku ndodhej Braçe. Në momentin që mbërrin aty, deputeti socialist nuk po largohej dhe në këtë moment, shefi i qeverisë e shtyu me brryl Braçen i cili i zënë në befasi duket se është bllokuar dhe nuk ka reaguar ashpër siç mund të kishte ndodhur në të tjera raste, por ka mbledhur letrat e tij dhe është larguar nga foltorja pa rezistuar.
I gjithë ky veprim i kryeministrit shqiptarë është shoqëruar me brohoritjen e deputetëve demokratë në sallë. (LajmeShqip.com)
Thursday, 29 September 2011 17:25