Lajme Shqip Saturday, 09 February 2013 22:09

Victoria Beckham është e njohur më shumë për punën e saj serioze sesa për sensin e humorit.

Mirëpo ajo së fundmi ka treguar edhe anën e saj komike, kur ka postuar një fotografi në të cilën është bashkëshorti i saj, David Beckham i zhveshur në një reklamë, shkruan Daily Mail.

Victoria ka postuar fotografinë ku shihet David në Twitter dhe fotos ia ka bashkangjitur një përshkrim paksa komik.

“Është paksa ftohtë në New York për të ecur me këto të brendshmet tua David”, ka shkruar ajo.