Victoria Beckham nga një vajzë e cila nuk arriti ta impresionojë publikun me zërin e saj, kur ishte pjesë e grupit “Spice Girls”, tani është kthyer në një stiliste me famë botërore, rrobat e së cilës vishen nga yjet më të njohura hollivudiane.
Tani në moshën 37-vjeçare, ka një biznes të sajin dhe një familje të lumtur. Ajo mund ta shijojë popullaritetin e saj, plotësisht të merituar, dhe pa dyshim që duhet të ndihet krenare për veten e saj!
Kohët e fundit ajo u dekorua me çmimin “Best Designer Brand” dhe para disa ditësh një anketim në Britani zbuloi se ajo ishte një stiliste ikonë për femrat mbi 50 vjeç.
Victoria është e njohur si ikonë në fushën e modës prej një kohe të gjatë. Por fakti se ajo është 37 vjeç dhe stili i saj pëlqehet nga zonjat 50 vjeçare, është me të vërtetë një surprizë!
Ajo është përfshirë në listën e 10 stilisteve më të mira që influencojnë tek zonjat në moshë. (LajmeShqip.com)
Saturday, 17 December 2011 14:18 
