Lajme Shqip Thursday, 12 January 2012 21:48

Bejrut- Vëzhguesit e Ligës arabe të cilët gjenden në Siri për tw parandaluar gjakderdhjen e mëtejshme, nga dita në ditë po përballen me shumë probleme, pra disa prej tyre edhe e kanë braktisur vendin.

Grupet opozitare siriane pohojnë se vëzhguesit e Ligës arabe në të vërtetë, presidentit Bashar al Asad vetëm i kanë dhënë “më shumë kohë” që të qërojë hesapet me kundërshtarët e regjimit.

Pasi ishin të pafuqishëm të pengojnë që Al Asadi të qërojë hesapet me demonstruesit, shumica prej tyre dëshirojnë që ta braktisin vendin, pohojnë vetë vëzhguesit.

“Nuk mund në mënyrë precize të them, por mund të them se shumica (vëzhgues) tani më e kanë braktisur Sirinë”, deklaroi algjeriani Anvar Malek, i cili gjithashtu u largua nga vendi. Ai pohon se misionin arab tani më e kanë braktisur nga një vëzhgues nga Xhibuti, Maroku dhe Egjipti.

Sipas një burimi të cilit i referohen mediat britanike, shumë vëzhgues dëshirojnë ta braktisin Sirinë, por nuk kanë leje nga qeveritë e tyre.

“Misioni nuk u shërben qytetarëve, ai nuk i shërben askujt”, deklaroi një vëzhgues, i cili dëshiroi të mbetet anonim. (LajmeShqip.com)