Lajme Shqip Friday, 22 June 2012 18:20

Prishtinë – Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, në një komunikatë për media, njoftoi sot se “Qeveria e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të hetuar vdekjen e ish-Drejtorit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj”.

“Qeveria Amerikane ka pranuar të ofrojë ndihmën e saj, ndërkohë që Byroja Federale e Hetuesisë (FBI) pranë Departamentit Gjyqësor të Shteteve të Bashkuara ka komunikuar me Policinë e Kosovës për hapat e mëtejshëm”, thuhet në komunikatë.

Dino Asanaj u gjet mesditën e 14 qershorit i plagosur me thikë në zyrën e tij dhe ndërroi jetë dy orë më pas në spital. Komunikatën e plotë të Ambasadës së SHteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë mund ta lexoni këtu. (LajmeShqip.com)