Lajme Shqip Sunday, 04 October 2015 20:33

Një veturë zyrare është aksidentuar sot në Prizren, përkatësisht në fshatin Atmaxhë të këtij qyteti.

Në aksident trafiku, i cili sipas fotografive shihet që nuk ka pasur ndonjë pasojë në njerëz, është përfshirë vetura zyrtare, përkatëisht “4Z”.

Kjo nuk është hera e parë qe veturat zyrtare keqpërdoren në ditë pushimi apo për nevoja personale.

Lajmi i fundit që Express raportoi për një rast kur vetura zyrtare keqpërodret, është ai, kur ndonjë i punësuar në institucionet shtetërore, përdorë veturën zyrtarë për të shkuar në furrë të bukës.