Lajme Shqip Friday, 28 August 2015 11:49

Publicisti Veton Surroi duke u marrë me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel midis zyrtarëve të Kosovës e të Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve mjidis dy vendeve, në analizën e botuar sot në “Kohën Ditore”, me titull “Mbrojtja me fjalët e himnit”, thekson se Dkreti është deriçkë për çrregullimin e mëtejmë të sistemit kushtetues-juridik të Kosovës.

Në përpjekjen për të mbrojtur Marrëveshjen e Brukselit të 25 gushtit 2015 (e edhe përpjekja për mbrojtje është një indikator i nënvetëdijshëm frojdian për ndjenjën e fajësisë), nga ana e përfaqësuesve të Qeverisë (dhe të ndonjë zyre diplomatike), nxirren argumentet e sovranitetit dhe të ligjeve të Kosovës.

Fjala “sovranitet”, në kuptimin e kufijve të jashtëm të vendit, nxirret si njëri prej argumenteve kryesore. Pra, me Marrëveshjen e Brukselit të 25 gushtit 2015 nuk u dëmtua sovraniteti i Kosovës, sepse e tërë marrëveshja respekton ligjet e Kosovës, me të fundja do të merret Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kështu me radhë.

Dilema për sovranitetin, e vënë kështu, është false. Pozicioni serb në bisedime, i integruar tashmë në Marrëveshje nuk ka mohuar se Kosova ka territor, ligje dhe Gjykatë Kushtetuese. Pozicioni serb është se ky territor, ligje dhe Gjykatë Kushtetuese janë të një krijese të përkohshme juridike, pavarësinë e së cilës nuk e njeh