Për pengimin e punës së dy inspektorëve të Njësitit të krimeve ekonomike në Jugobankë, në Mitrovicën veriore, variantin e vet të kësaj ngjarje e ka dhënë drejtori ekzekutiv i kësaj banke Lubisha Popoviq.
Sipas tij, përcjell Koha .net shkrimin nga B92, “ekzekutuesit pa paralajmërim, në mënyrë kauboje kanë hyrë lokalet tona, e ne, në mënyrë të organizuar kemi mbrojtur vendet tona të punës dhe ekzistencën e familjeve tona”.
“Kërkuan dokumentacionin tonë komplet, ne nuk ua dhamë, me ndihmën e popullit dhe të punëtorëve tanë jemi mbrojtur, e se çfarë d të ndodhë më tej, ne nuk e dimë”, ka thënë ai.
Popoviq ka shtuar se qëllimi është mbyllja e Jugobankës e cila punon sipas sistemit të bankës popullore të Serbisë dhe që i gjithë veriu i Kosovës të jetë i bllokuar financiarisht
Kryetari i Organit të përkohshëm të Mitrovicës veriore Aleksandar Spiriq ka vlerësuar se “kjo është edhe një formë e presionit kundër popullit serb në veri të Kosovës nga Prishtina”.
Wednesday, 29 July 2015 14:03