Prishtinë – Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) vazhdon të ketë probleme në veri. Vetëm 10% e bizneseve serbe në atë pjesë kanë paguar tatimin, prej 4 milion eurove të inkasuara në regjionin e Mitrovicë.
Këtë e ka pohuar drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti të premten gjatë prezantimit të punës për vitin 2012.
“Mbi 10 % të mjeteve që inkasohen nga regjioni i Mitrovicës paguajnë bizneset e pjesë veriore. Pra, janë diku rreth 4 milion euro të hyra vjetore që janë inkasuar nga regjioni i Mitrovicës nga kjo shumë bizneset e veriut kontribuuan me 10 %”, ka thënë ai.
Për këtë borxh dhe të tjerat, Haliti ka thënë se do të përfshihen të gjithë faktorët duke përfshirë Gjykatat, Policinë dhe Thesarin. (K.P/LajmeShqip.com)
Friday, 18 January 2013 20:21