Lajme Shqip Monday, 05 March 2012 08:55

Pekin – Dy gra janë vetëflijuar në Kinë në shenjë proteste kundër politikës së autoriteteve në Tibet dhe kanë vdekur, kumtoi radioja “Azia e Lirë”, e mbështetur nga administrata e SHAB-së.

Një grua tridhjetë e dy vjeçare, nënë e disa fëmijëve dhe një nxënëse janë vetëndezur gjatë fundjavës.

Adoleshentja e ka bërë këtë të shtunën në treg në provincën veriperëndimore Gansu. Shitësit kanë gjuajtur gurë ndaj trupit të saj i cili po digjej.

Dje nëna e tre fëmijëve, sipas radios “Azia e Lirë” u vetëflijua para stacionit policor pranë portës kryesore të manastirit Kirti, në provincën jugperëndimore kineze Seçuan. Ajo i bëri thirrje Dalaj Lamës i cili jeton në mërgim që të kthehet në Tibet.

Mbi 20 tibetianë, mes të cilëve disa adoleshentë, janë vetëndezur gjatë vitit të fundit, sipas të dhënave të organizatave për mbrojtje të të drejtave të njeriut, në shenjë proteste kundër represionit, sipas tyre, të pushtetit kinez në rajon.