Londër – Ministri gjerman i Punëve të Jashtme Gvido Vestervele dje propozoi që të shmangen dallimet në marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, që u paraqitën pas Samitit të BE-së në fillim të këtij muaji, duke theksuar se sektori i fuqishëm financiar britanik është në interes të mbarë Evropës.
“Për Gjermaninë, Britania e Madhe është partner i pazëvendësueshëm në BE”, theksoi Vestervele në konferencën për shtyp me ministrin britanik të Punëve të Jashtme, Uiliam Hejg.
“Duhet të qëndrojmë të bashkuar, duhet të qëndrojmë krah për krahu dhe duhet të ndërtojmë ura të ndërsjella pas takimit të fundit të kreut. Ky është propozimi im dhe gjesti im”, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme.
Britania e Madhe është vendi i vetëm, i cili nuk e ka nënshkruar marrëveshjen e BE-së për rregulla më të rrepta buxhetore, të orientuara drejt zgjidhjes së krizës debitore në eurozonë. Kjo solli deri në spekulime se Britania e Madhe mund të jetë e izoluar nga proceset e sjelljes së vendimeve në BE, që mund ta rrezikojë sektorin financiar të vendit.
“Nuk ka plan sekret kundër Sitit londinez”, theksoi Gido Vestervele, duke theksuar se është me interes të ndërsjellë që sektori financiar në Londër të jetë i fuqishëm.
Tuesday, 20 December 2011 08:30