Këngëtarja Vesa Luma, ka thënë se asaj nuk i pëlqen mënyra se si vishen meshkujt shqiptarë.
Në një intervistë që e transmetojnë mediat shqiptare, Vesa ka thënë se meshkujt shqiptarë nuk dijnë të kombinojnë ngjyrat dhe të përzgjedhin markat.
“Gabojnë shumë në kombinimin e ngjyrave, gabojnë kur shpenzojnë në firma false dhe e dinë. Kombinimet me veshje false janë të dukshme. Por, gjithashtu vlerësoj edhe fizikun e mirë”, ka thënë Vesa duke iu përgjigjur pyetjet se ku sipas saj gabojnë meshkujt shqiptarë në veshje.
Vesa veç tjerash ka thënë se asaj i pëlqen stili i Rita Orës, ndërkaq ka vlerësuar punën që bëjnë stilistët shqiptarë.
Tuesday, 26 February 2013 15:04